Live

Grenell: Dialogu Kosovë-Serbi po dështon për shkak se Amerika po i dëgjon evropianët

10:39 / 30 Nëntor 2022

Nga admin

Ish i dërguari i posaçëm për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, po qëndron këto ditë në Serbi. Në televizionin shtetëror serb, ai ka folur për çështjen e dialogut.

Grenell ka thënë se negociatat mes palës kosovare dhe asaj serbe po dështojnë për shkak se Departamenti i Shtetit po negocion me evropianët.

“Kur i leni evropianët të udhëheqin, ju merrni shumë fjalë dhe pak veprime. Është e nevojshme që udhëheqësit amerikanë të prijnë pasi ata kanë besimin e të dyja palëve”, është shprehur Grenell.

Tutje, Grenell ka thënë se administrata Trump ishte më e përkushtuar për Ballkanin Perëndimor sesa administrata Biden.

“Sigurisht që nuk është njësoj si gjatë administratës Trump. Në atë kohë, shumë njerëz nga administrata erdhën këtu, ishin të interesuar. Ne nuk kemi parë vizita në atë nivel, ne shohim se liderët rajonalë po luftojnë vërtet për të tërhequr vëmendjen e Amerikës”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...