Sipas aktgjykimit të shpallur më 4 qershor 2021, nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Geci u dënua me 3 vite burgim për vrasje të kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore, kurse me 10 muaj burgim për armëmbajtje pa leje.
Ndaj tij, u shqiptua dënimi unik prej 3 vite e 6 muaj burgim efektiv.
Gazeta Insajderi, ka kontaktuar me Gecin pas vendimit të Apelit, ai ka deklaruar se e ka pasur në plan që të shkoj në vizitë në Gjermani tek djemtë e tij.
Geci madje tha se ka marrë edhe biletën, dhe planifikonte të nisej me 2 dhjetor.
“Kam pas plan me shku për me i vizitu djemtë e mi në Gjermani me datën 2 dhe të kthehem me datë 14. Nesër do ta pyes gjykatën se e kam të drejtë me udhëtu, nëse jo unë jam i gatshëm në çdo moment t`i përgjigjem organeve të drejtësisë së Republikës së Kosovës, kurdo që e caktojnë datën e fillimit të vuajtjes së dënimit”, tha Geci për Insajderin.