Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku kërkon dorëheqje të menjëhershme të Sveçlës e Haxhiut pas vrasjes makabre të gruas shtatzënë.
Ai thotë se “dështimet e njëpasnjëshme në ofrimin e sigurisë kolektive kanë përgjegjës, kanë emër dhe mbiemër dhe janë po këta të lartëcekur, me në krye kryepërgjegjësin – kryefajtorin Kryeminstrin Kurti”.
Postimi i plotë:
Dorëheqje të menjëhershme nga Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas vrasjes makabre të gruas shtatzënë.
Arsyetimi i pandershëm i kryeministrit Kurti, shefit të Xhelalit dhe Albulenës, ku fajtorët sipas tij janë Qielli i Pistë dhe Familjet e Kosovës, paraqet vetëm shmangie nga përgjegjësit e vërtetë, gjeneralizim të problemit dhe justifikim i dështimit hiearkik polici – drejtësi.
Dështimet e njëpasnjëshme në ofrimin e sigurisë kolektive kanë përgjegjës, kanë emër dhe mbiemër dhe janë po këta të lartëcekur, me në krye kryepërgjegjësin – kryefajtorin Kryeminstrin Kurti.