Sonte e ftuar në emisionin “Rrëfimi im”, prodhim i Kosovalive.net, ka qenë ish-pjestarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Elheme Hetemi.
Ajo ka thënë se pjesa e UÇK’së ishte dinjitet sepse kishte dal dikush të i mbronte.
“Periudha e luftës më kujton gjithçka, pjesa e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më kujton mënyren se ne u bëmë me dinjites sepse doli dikush të na mbrojë. Ishte një situatë e rënduar, prisnim tortura, vrasje po edhe vrasjet ndodhshin në atë periudhë, ndodhshin malltretime nëpër rrugë, nëpër shkollah, rrihnin nxënës”, ka thënë ajo.
Ajo thotë se e veçanta e ditës së diel e kuptuan se ishte luftë.
Ish-ushtarja e UÇK’së, ka rrëfyer për jetën personale nga lufta e fundit në Kosovë, se si dëshirone të bëhej ushtare e UÇK’së nga bombardimet e para në Zonën e Drenicës, takimin që e pati me Abedin Rexhen i njohur si Komandant “Sandokani” e deri tek dorëzimi i armës pas përfundimit të luftës.
“Po vjen një grup i ushtarëve, nuk e kam njohur Abedinin. Ai erdhi i armatosur me radiolidhje, edhe dy vetë me uniformë e ata tjerët civil por ishin me armë. Nuk u frigova. Kur i pash në uniformë, mu duk si diçka që e sheh një dritë në fund të tunelit e kam bërit “nan ushtrtë tonë”, ai është përgjigjur se “ata qena pa shkelur mbi trupin tonë, s’kan me ardh te ju”, ka rrëfyer ajo.
Ajo në “Rrëfimi im”, ka treguar se i ka kërkuar armë komandantin Sandokanit.
Elheme Hetemi ka treguar mundin dhe sakrificën jo vetëm të saj por edhe të të gjithë ushtarëve të UÇK’së. Mes lotëve ajo tregon rrugën e gjatë të cilën e ka ecur përgjatë 18 muajve nëpër fshatrat e Zonës së Drenicës, ku fati i bashkëfshatarëve ishte në duart e saj, e cila me traktor dhe më një rimorkio barte popullsinë civile për ti dërguar në një vend sa më të sigurt, por nuk harron që gjatë asaj kohe tek sa i dërgonte në fshatin Izbicë familjarët e saj, disa bashkëfshatar i than që të mos i dergontë sepse forcat serbe kishin ardhur afër dhe po shkatërronin gjithçka që iu dilte përpara.
Ndiqeni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm./Kosovalive.net/