Live

Debat me Ridvan Berishën| Gjenoncidi i Serbisë me faktet e Pllanës

18:11 / 04 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Sonte nga ora 20:25 në të dy platformat e kosovalive.net, “Youtube” dhe “Facebook”, transmetohet intervista me gazetarin e aktivistin, Nusret Pllana, autor i dhjetëra filmave dokumentar e hulumtimeve të tjera mbi gjenocidin e kryer nga Serbia kundër shqiptarëve të Kosovës.

Pllana përballë gazetarit Ridvan Berisha, në emisionin Debat, ka rrëfyer ngjarje të pathëna më parë si për siç ka thënë harresën tonë kolektive për krimet e Serbisë e deri te arrestimi dhe mbajtja në paraburgim e ish themeluesve të UÇK-së, që po mbahen në paraburgim në Hagë. Si shqiptarët sipas tij e financuan Serbinë që nga paslufta e deri më tash, a ka kontinent që nuk ka shkuar Pllana për të shpërndarë librin me fakte për terrorin dhe gjenocidin e Serbise në Kosovë, cilën qeveri e lavdëron Pllana, kush e bllokoi planin e tij për Obeliskun përkujtimor për të nderuar e kujtuar mbi 1392 fëmijët e vrarë në luftë, pse duhet arrestuar sipas tij Dick Marty, a e sheh reale projektin e paqes midis Kosovës dhe Serbisë?!

Në këto dhe të tjera pyetje jep përgjigje direkte Pllana, sonte nga ora 20:25.

Shpërndaje në

U Kopjua