Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar së fundmi imamin Mohammed Tawhidi që është një ndikues mysliman shiit australian.
Përveç me Tawhidit, udhëheqësi i AAK-së në zyrat e partisë ka takuar edhe një tjetër klerik fetar. Bëhet fjalë për Sheikh Saleh Sibveih, përfaqësues i organizatës së njohur ndryshe si ajo e Ajatollah Shirazit.
Në një postim të publikuar nga Imam Tawhidi në Twitter, Haradinaj shihet në zyrën e partisë së tij në Prishtinë.
“Ishim të nderuar që u pritëm nga shkëlqesia e tij, dy herë kryeministri Ramush Haradinaj në Prishtinë. Takimi u zhvillua rreth vizitës së Këshillit në Kosovë dhe forcimit të lidhjeve me popullin e Kosovës”, ka shkruar Tawhidi.
An honour to be received by His Excellency two-time Prime Minister Ramush Haradinaj in the Capital of Pristina. The meeting revolved around the Council's visit to Kosovo, and its strengthening of ties with the people of Kosovo 🇽🇰❤️👐🏼 pic.twitter.com/jrG6TbXVQS
— Imam Tawhidi (FREE IRAN) (@Imamofpeace) December 4, 2022