Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se kryeqytetit do t’i shtohen edhe tri shkolla të reja.
Rama ka shkruar se shkollat do të ndërtohen në lagjet Sofali, Mati1 dhe Prishtina e re në Veternik.
“3 shkolla të reja do t’i shtohen kryeqytetit! Sot, nënshkruam kontratën për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tri shkollave të reja në Prishtinë. Sofali, Mat 1 dhe Prishtina e re ne Veternik.
Faleminderit ekipit të Departamentit të Partneritetit Publiko-Privat (PPP) për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm!”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.
Postimi i plotë: