Sonte nga ora 20:25 në të dy platformat e kosovalive.net, “Youtube” dhe “Facebook”, transmetohet intervista me kandidatin e NISMA Socialdemokrate për Podujevë, Xhemajl Hasani.
Kandidati i Nismës Socialdemokrate për Podujevë, Xhemajl Hasani është aktivizuar me angazhime në politikë pas humbjes që e pati në zgjedhjet e fundit lokale.
Ai në një intervistë për emisionin politik Debat me Ridvan Berishën kritoi ashpër kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani, se nuk po bëjnë asgjë të hajrit për interest e qytetarëve.
Edhe 200 vjet me i pas jetë kjo qeveri tha Hasani nuk mund t’I bëjë punët që i kanë bërë qeveritë e mëhershme. Tha se kryeministri Kurti I ka zhgënjyer qytetarët, krejt parimet I ka ndryshu, njerëzit I ka mashtruar ndërsa për Vjosa Osmanin deklaroi se ajo është vegël e Albin Kurtit dhe asgjë më shumë.
Ndiqni intervistën sontë në 20:25 në platformën e kosovalive.net, Live në Facebook dhe në Youtube. Hasani dha detaje edhe për të ardhmen e tij politike e të Nismës duke aluduar nëse do të bashkohet shpejtë Nisma me PDK-në./kosovalive.net/