Live

Trajkoviq pretendon ta zbulojë çfarë po dialogohet mes Kosovës dhe Serbisë, tregon pse u bë këshilltare e Rashiqit

00:08 / 06 Dhjetor 2022

Nga admin

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, e cila u zgjodh këshilltare e ministrit të ri për komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, tha për N1 se përfshirja e saj dhe e Rashiqit në qeverinë e Albin Kurtit ka për qëllim të zbulohet se çfarë po diskutohet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo përsëriti se ky ishte fillimi i heqjes së kontrollit të plotë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ndaj serbëve në Kosovë dhe se ky ishte suksesi më i madh për të.

“Përfshirja jonë në qeverinë e Kurtit ka për qëllim të kuptojmë se çfarë po diskutohet, duke qenë se është një temë krejtësisht e mbyllur jo vetëm për publikun e Serbisë, por edhe për ata që janë të prekur drejtpërdrejt nga ajo, përkatësisht serbët nga Kosova”, tha Trakoviq.

Duke komentuar deklaratën e saj të mëparshme se një nga prioritetet e saj është thyerja e monopolit të Listës Serbe, ajo shpjegon se Lista Serbe nuk e merr pushtetin nga populli dhe votuesit, por pushteti i saj vjen nga presidenti Vuçiq.

“Lista Serbe zbaton gjithçka që thotë Vuçiq. Një pjesë e pushtetit të Vuçiqit në Kosovë u ndryshua pjesërisht nga zgjedhja jonë”.

Ajo thekson se ideja është të forcohet komuniteti serb në jug të Ibrit.

E pyetur nëse ajo dhe Rashiq kanë hyrë në konflikt personal mes Vuçiqit dhe Kurtit, ajo e mohon.

“Zgjimi i njerëzve në terren është tashmë i ndjeshëm. Njerëzit po zgjohen edhe në veri. Nuk ka rrugë tjetër veç kësaj që është shumë e vështirë. A mendoni se është e lehtë për mua të duroj ofendime?”.

Më 1 dhjetor, Trajkoviq, është caktuar si këshilltare politike e ministrit të sapoemëruar për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte emëruar Nenad Rashiqin, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Rashiq zë vendin e Goran Rakiqit, i cili kishte dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...