Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se të hënën e pesë dhjetorit, në Serbi është dorëzuar drafti i fundit i propozimit të ri të BE-së për dialogun, dhe i njëjti është dorëzuar edhe në takimin midis të dërguarit të Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Gjatë hyrjes së tij në Samitin në Tiranë, Borrell nuk ka dhënë afate sa i përket dialogut.
“Është një moment i rëndësishëm për dialogun Kosovë Serbi. Dje në Serbi e kemi dorëzuar versionin e fundit të propozimit që është vendosur në tavolinë ndërsa në Kosovë e kemi dorëzuar sot”, ka thënë Borrell.