Live

Vuçiq: Serbia është e pavarur dhe prane Rusisë

11:57 / 06 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi për media se Serbia është vend i pavarur dhe është pranë Rusisë.

Gjatw dites së sotme ku po mbahet Samiti i BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, tha se Serbia është e përkushtuar ndaj procesit të dialogut dhe rrugëtimit drejt Bashkimit Evropian.

“Serbia është shumë pranë Rusisë, Serbia është një vend i pavarur. Nëse është e lehtë për dikë që të na kritikojë e të thotë që ne jemi afër me Rusinë…Duke folur për këtë gjë besoj se ju keni dëgjuar, e disa prej jush keni shkruar gjatë 9-10 muajt e fundit se Serbia po udhëhiqte udhëzimet e Federatës Rusë për të sulmuar të tjerët në Ballkan për të shkaktuar më shumë mungesë stabiliteti e për të shkaktuar pasiguri. Dhe ne e kemi përgënjeshtruar këtë”, tha ai.

Vuçiq u shpreh se Serbisë i është shkelur integriteti, ndër të tjera situata e tanishme dallon nga ajo e viteve të kaluara.

“Kemi një situatë ndryshe sa i takon integritetit territorial të Serbisë që është shkelur në mënyrën më të tmerrshme në vitin 99 dhe në vitin 2008 dhe do të diskutojmë sot me zyrtarët evropianë…Pati një sërë çështjesh të ndryshme, disa reagime gjysmë zyrtare për çështjen e Kosovës, për çështjen e dialogut. Faktikisht kjo ishte arsyeja kryesore por në fund pas konsultimeve që zhvilluam brenda shtetit vendosëm që të vijmë dhe të diskutojmë të gjitha çështjet, sepse do të kemi këtu një mundësi së paku të themi se çfarë mendojmë për këtë dhe të mbetemi të përkushtuar ndaj procesit të dialogut. Brenda procesit të negociatave me BE-në mbetemi të vendosur në rrugëtimin drejt BE-së, por në të njëjtën kohë do të na duhet të mbrojmë interesat tona shtetërore e kombëtare në përputhje me kushtetutën tonë”, u shpreh ai.

Serbia dhe Bjellorusia janë vendet e vetme në Evropë që s’i kanë vendosur sanksione Rusisë, pas nisjes së luftës në Ukrainë ku ka marr kritika të shumta nga vendet përendimore gjithashtu edhe nga ShBA.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...