Bashkëpunimi aktual ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ishte në qendër të takimit ndërmjet kryeministrit, Albin Kurti, dhe Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.
Kurti dhe ambasadori Davenport folën për çështje aktuale dhe për fushat ku OSBE-ja mbështetë Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës. U theksua angazhimi i përbashkët për parandalimin e dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave.
“U bisedua edhe për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në komunat veriore të Republikës së Kosovës. U vlerësua përkushtimi për forcimin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare, nëpërmjet themelimit të Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”, thuhet në komunikatë