Ndonëse është e martuar me ish-bashkëshortin e Jennifer Garner, Jennifer Lopez duket se ka një raport miqësor me yllin e ’13 going on 30′.
Aq mikesha janë bërë me njëra-tjetrën sa po planifikojnë të shkëmbejnë edhe dhurata për Krishtlindjet.
Garner aktualisht ka tre fëmijë me Ben Affleck, Violet, 16, Seraphina, 13 dhe djalin Sam, 10. Lopez nga ana e saj shpesh e ka lavdëruar publikisht Garner-in për përpjekjet e saj për ta mbajtur familjen të bashkuar.
“Ato do të shkëmbejnë dhurata këtë vit për Krishtlindje, madje kanë një raport të shkëlqyer”, tha një burim i afërt me dyshen e njohur.
“Ka një respekt dhe vlerësim të vërtetë reciprok për shkak të fëmijëve. Ato janë shumë të lumtur dhe kjo thjesht bën që gjithçka të funksionojë.”
Një tjetër burim i bëri jehonë atyre të përmendëm më lart, duke thënë se si Lopez ishte mirënjohëse për shoqen e saj të re.
“JLo është kaq mirënjohëse që miqësia e saj me Jen ka avancuar me hapa të mëdhenj gjatë muajve të fundit,” tha burimi.
“Ato ishin afruar më shumë që kur ajo dhe Ben rinisën romancën e tyre, por miqësia e JLo dhe Jen padyshim po thellohet.”
Rikujtojmë se para pak ditësh në rrjet filluan të qarkullonin disa foto të Ben Affleck pa unazën e tij të martesës dhe menjëherë ta u bënë kryefjala e lajmeve duke thënë se ishin ndarë. Por mesa duket nuk qenka e vërtetë.