Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, e shoqëruar nga Drejtoresha e Arsimit, Besianë Musmurati, në Javën e Edukimit në Shkenca Kompjuterike kanë zhvilluar një orë kodimi bashkë me nxënës.
“”Hour of Code” edhe në Prishtinë! Një orë fantastike! Kisha kënaqësinë që bashkë me Besianë Musmurati të jemi pjesë e aktivitetit “Ora e Kodit” (Code.org) në SHFMU “Xhemail Mustafa”, Prishtinë, me qëllim që të promovohet lehtësia e kyçjes në kodim. Së shpejti në çdo shkollë!”, ka shkruar Sahataçiu.
Sahatçiu ka thënë se meqë pjesë kryesore e kampanjës zgjedhore të PDK-së, “Prishtina na bashkon”, ka qenë digjitalizimi i shkollave, për vitin 2023 ata kanë buxhetuar 0.5 milion euro për projektet e para të kësaj fushe.
“Shumë punë të mira po na presin! Ky aktivitet u realizua me FLOSSK Free Libre Open Source Software Kosova, iniciuar nga një vizitë tek hapësirat e tyre në muajin maj. Edhe Uta Ibrahimi kodoi me ne! Falemnderit për tregimin super motivues Utalaya”, ka shkruar Sahatçiu.
Në fund, nënkryetarja e Prishtinës i ka ftuar nxënësit, bashkë me shokë/shoqe apo dhe me prindër, pavarësisht moshës dhe përvojës, të bëhen pjesë e Orës së Kodit duke e provuar një orë kodimi në “Hour of Code”.