Vladimir Putin ka bërë një paraqitje të çuditshme.
Shefi i Kremlinit duket se është i dehur. Në fjalimin e tij propagandistik, Putin pretendon se ishte Ukraina ajo që sulmoi e para infrastrukturën ruse.
Videoja, e cila aktualisht po shpërndahet gjerësisht në Tëitter, tregon presidentin rus Vladimir Putin duke mbajtur një fjalim në një sallë luksoze. Në dorë mban një gotë që duket se është me shampanjë.
Publicisti dhe eksperti Euan MacDonald tha për “Bild” se Putin ishte “qartë i dehur” dhe ngatërroi gënjeshtrat e tij propagandistike. Domethënë: “Supozohet të jetë Krimea që nuk merr ujë nga Ukraina – jo Donetsk”.
Shikoni pamjet më poshtë.
This is the first time that I have seen Putin seeming drunk in any context. He talks nonsense as usual, but he seems to realize that he is a loser. Very interesting & promising. All Russians will see that he is drunk & weak. https://t.co/h2Q1EevJqR
— Anders Åslund (@anders_aslund) December 8, 2022