Live

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, zv.drejtori i IML e konfirmon se ka dhënë dorëheqje

20:54 / 09 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Naim Uka ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësdrejtorit në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pas zhdukjes së disa mostrave në rastin e Astrit Dehari nga laboratorët e Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Lajmin për dorëheqjen e tij e ka konfirmuar vetë Uka, i cili tha se ka dhënë dorëheqje morale dhe të parevokueshme nga pozita e zv.drejtorit të IML’së.

“Po, është e vërtetë se kam dhënë dorëheqje morale dhe te parevokueshme nga pozita e zv. Drejtorit të IML-së”.

Ministria e Drejtësisë (MD) kishte njoftuar se janë pezulluar nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjoret (IML), pas dyshimit për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit në këtë institut.

Sipas njoftimit të MD-së, pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të katër zyrtarëve.

Të pezulluarit janë: Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore;

Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në  Institutin për Mjekësi Ligjore;

Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore;

Ilirjana Shala, Kimiste  në Institutin për Mjekësi Ligjore.

Lidhur me rastin e zhdukjes së provave në IML, ka pasur edhe reagime nga subjektet opozitare, duke kritikuar Haxhiun

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...