Live

Situata në veri, kërkohet dorëheqja e Albin Kurtit

17:13 / 10 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës.

Krasniqi ka thënë se kryeministri Kurti duhet të japë dorëheqje dhe përgjegjësi, shkruan lajmi.net.

“Veliu, veliu, sovlaniteti, sovlaniteti… tap zgjedhjet n’prill! Albin Kurti duhet të jap dorëheqje e përgjegjësi!”, deklaron  ai.

“Sepse dhjetëra mijëra qytetarë, serbë e shqiptarë, u terrorizuan tash e 1 javë nga filmat e tij. Sepse një polic e kemi ende në spital nga plagët prej filmave të tij”, përfundon deklarimi i tij në ‘Facebook’.

Reagimi i Krasniqit vjen pas vendimit të presidentes, Vjosa Osmani, për shtyrjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit për 23 prill të vitit të ardhshëm.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...