Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq sot për herë të parë mori pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës që nga emërimi i tij në pozitën e ministrit.
Rashiq para kabinetit qeveritar tha se ndihet i nderuar që është pjesë e Qeverisë së Kosovës pasi sipas tij mund të bëjnë gjëra të mira, për dallim nga ajo që ishte deri më tani.
“Ju falënderoj për pritjen. Dua t’i falënderoj kolegët… Ju shpreh keqardhje që nuk i kam takuar të gjithë personalisht pasi ka vetëm një javë që jam pjesë e Qeverisë….Do të takohemi gjatë ditëve të ardhshme dhe të njihemi me projektet e përbashkëta…. natyrisht që takimi i parë do të jetë me ministrin Hekuran Murati…”, tha ai.
Më tej ministri për Komunitete dhe Kthim tha “Dua të theksoj se jam këtu që të paktën të bëjmë përpjekje që të ndërtojmë ura… nuk jam i ri në këtë punë, kam përvojë 17 vjeçare por natyrisht çdo pozitë e re është sfidë…” tha ai.