Live

Vrasja me sëpatë që tronditi Prishtinën, Prokuroria e mbyllur për rastin

16:41 / 14 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Nga Prokuroria Themelore e Prishtinës s’kanë pranuar të japin informata lidhur me të rejat apo motivin për vrasjen që u krye më sëpatë, para gati tri javësh në Prishtinë. Nga ky institucion vetëm kanë deklaruar se janë duke u zhvilluar hetime në vazhdimësi.

Prishtina u trondit nga një vrasje që ndodhi para gati tri javësh në rrugën “Mark Isaku”. 70-vjeçari Izet Godeni dyshohet se e vrau me sëpatë gruan e tij 63-vjeçare, Sadije Godenin.

I njëjti dyshohet se vrasjen e kreu rreth orës 02:00, derisa u dorëzua në Polici, rreth dy orë e gjysmë më vonë.

Gazeta Express ka pyetur Prokurorinë Themelore të Prishtinës nëse ka ndonjë të re rreth këtij rasti apo nëse dihet motivi i vrasjes, por s’kanë pranuar të japin detaje për këtë rast.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj, i ka thënë Gazetës Express se janë duke u zhvilluar hetime në vazhdimësi, por se s’mund të ndajnë informata tjera.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, mund t’iu njoftojmë se lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar hetime në vazhdimësi, andaj për shkak të ruajtjes së integritetit të hetimeve dhe fazës në të cilën ndodhet kjo çështje penale, nuk mund të japim informata të tjera”, ka deklaruar Ulaj.

Krejt çka dihet deri tash për vrasjen që tronditi vendin

70-vjeçari, Izet Godeni dyshohet se e ka vrarë me sëpatë gruan e tij 63-vjeçare, Sadije Godenin, në shtëpinë e tyre në rrugën “Mark Isaku”..

I dyshuari është vetëdorëzuar në Polici rreth orës 04:40. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas Borovcit, ai është intervistuar dhe pastaj është dërguar në qendrën e ndalimit.

“Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje të rëndë. Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Borovci për Express.

Detaje për rastin kishte dhënë edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës. Sipas komunikatës së Prokurorisë, 70-vjeçari dyshohet se e ka mbytur gruan me sëpatë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi me inicialet I.G. (1952) për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, sipas KPRK-së. Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë”, kishte njoftuar Prokuroria.

Prokuroria kishte thënë se motivi i vrasjes ende s’dihet, derisa ka paralajmëruar se do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

“Aktualisht, nga hetimet fillestare nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti, derisa Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, si dhe në koordinim me policinë do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore për t’i sqaruar në plotëni rrethanat e këtij rasti”, thuhej në komunikatë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...