Live

Shefi i EULEX-it: Patrulla jonë u sulmua duke iu afruar barrikadave të Rudarit, aty kishte serbë të maskuar dhe të armatosur

14:01 / 15 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Situata e sigurisë, veçanërisht në veri të Kosovës, është shumë e tensionuar dhe do të ishte shumë keq nëse edhe serbët nga jugu do të largoheshin nga institucionet, tha kreu i EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark, në një intervistë për Kosova Online, ku u ngriten shumë çështje, sidomos në aspektin e sigurisë.

“Patrulla jonë u sulmua duke iu afruar barrikadave afër Rudarit në veri të Mitrovicës, në këto barrikada kishte popullatë serbe, por nuk mund të them me 100% siguri se kush e hodhi bombën trullosëse. Falënderoj për deklaratat e presidentit Vuçiq dhe të tjerëve në të cilat kërkohet që EULEX-i dhe KFOR-i të mos sulmohen dhe se ne jemi këtu për të përmbushur mandatin tonë”, tha ai.

Sipas Wigemark, EULEX-i së bashku me KFOR-in dhe Policinë e Kosovës, po i përcjell me vëmendje zhvillimet.

“Siç e dini, ka një sërë barrikadash në rrugë, veçanërisht në rrugën nga Mitrovica për në Leposaviq, Jarinje dhe më tej për në Serbi. Gjithashtu, ka edhe disa barrikada të tjera. Në përgjithësi, mendoj se popullata vendase, qofshin ata serbë të Kosovës apo shqiptarë të Kosovës apo grupe të tjera etnike, por sigurisht që po flasim për serbët etnikë dominues që janë shumicë atje, janë shumë të shqetësuar. Njerëzit janë të frikësuar. Ka më shumë se një muaj që kur serbët janë larguar nga institucionet e Kosovës ka një vakum sigurie”

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...