Live

Xhaferi: Apeloj te vendet anëtare që të mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

08:19 / 17 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, e përgëzoi Kosovën për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ai apeloi te vendet anëtare të BE-së që të mbështesin aplikimin e Kosovës për anëtarësim.

Ai, së fundmi, shkroi se do të jenë gjithmonë përkrahje e fuqishme e aspiratave euroatlantike të Republikës së Kosovës.

“Edhe lajmi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës është sukses historik dhe Ju – ia dolët!Ju përgëzoj dhe uroj sukses në përmbushjen e detyrimeve të procesit dhe apeloj te vendet anëtare të BE-së që të mbështesin këtë aplikim që është reflektim i qartë i vullnetit të qytetarëve dhe institucioneve kosovare.”, shkroi Xhaferi në Facebook.

Ndryshe, të mërkurën është bërë hapi zyrtari Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian, me nënshkrimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të enjten i ka dorëzuar Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës për në Bashkimin Evropian.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...