Asnjë fjalë, askund, Vjosa Osmani nuk e tha për dënimin që iu shqiptua Salih Mustafës.
Presidentja po ashtu asnjëherë nuk vizitoi asnjë të akuzuar në Gjykatën Speciale në Hagë.
E ne anën tjetër, ajo ishte njëra ndër deputetet që votoi pro themelimit të saj.
Për votën pro, ish-deputetja Osmani arsyetohej edhe me citate nga Karta e Kombeve të bashkuara.
Lidhur me këtë jepte edhe shembuj.
Osmani thoshte se çdo veprim ndryshe në atë rast do ta cenonte pavarësinë e Kosovës.
Ajo ishte e bindur edhe për diçka tjetër. Jepte edhe nja porosi. E për gjithë këtë, nëse po vepronte gabimisht, kërkonte t’i behej gjyq. Kërkonte te gjykohej me vote nga qytetarët.