Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati ka njoftuar se ka filluar vendosja e kamerave të sigurisë në shkolla.
Musmurati në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se rastet e dhunës në shkolla duhet të minimizohen, dhe siç tha ajo, janë duke marrë hapa konkret për të rritur sigurinë.
Postimi i plotë i Musmuratit, pa ndërhyrje:
✅ Plani për siguri në shkolla ka fillu të jetësohet!
Pas disa vitesh filluam të vendosim kamerat e sigurisë nëpër shkolla të Prishtinës. Rastet e dhunës në shkolla duhet të minimizohen dhe po bëjmë hapa konkretë që rrisin sigurinë. #BashkëeNdreqim