Live

Kurti takohet me kryediplomatin grek, vlerësohen “raportet e shkëlqyeshme ndërmjet të dyja vendeve”

17:26 / 20 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një drekë pune Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

U bisedua për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, ndërsa u theksuan raportet e shkëlqyeshme ekzistuese ndërmjet të dyja vendeve.

Kryeministri Kurti theksoi perspektivën evropiane të vendit tonë, si dhe aspiratat e Republikës së Kosovës për integrimin e mëtutjeshëm në organizata ndërkombëtare.

Poashtu, u bisedua për çështjet aktuale, zhvillimet rajonale, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor.​

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...