Live

Lista Serbe akuzon Kurtin e Sveçlën se e “shënjestruan” Rakiqin

22:18 / 20 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Lista Serbe ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, kanë shënjestruar Goran Rakiqin.

Lista Serbe ka thënë se kryetari i saj është shënjestruar nga Kurti e Sveçla pa “asnjë dëshmi”.

“Pa asnjë provë për akuzat e tij, ministri i Kurtit, që drejton forcat speciale të armatosura, të cilat deri më tash kanë treguar urrejtje të panumërta për çdo gjë serbe, i ka dërguar kërcënimet më të drejtpërdrejta përfaqësuesit legjitim politik të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë e M.”, thuhet në reagimin e Listës Serbe, raporton “Kosovo Online”.

Lista Serbe ka thënë se për situatën në veri e tensionet janë “Kurti e Svçela”. Lista Serbe thotë se në barrikada është “populli serb, mjekë, profesorë, gra, nëna, motra dhe jo kriminelë”.

“Ju këtë nuk e kuptoni, pasi filloni nga vetja, dhe krimineli nuk beson në ndershmëri. Nuk ishte Rakiq, por Sveça ishte pjesë e lëvizjes në protestat e të cilave u gjuajtën me gurë institucionet, u dogjën dhe shënjestruan veturat, u gjuajt ndërtesa e Qeverisë në Prishtinë”, është thënë nga Lista Serbe.

Lista Serbe ka shtuar se “nuk pret nga ndërkombëtarët apo Prokuroria të marrë masa ndaj Sveçlës për akuza të rreme”.

“Por, ne i themi Sveçlës, Kurtit dhe mentorëve të tyre, se nuk ekziston ndonjë kërcënim që do të frikësonte anëtarët e Listës Serbe apo do të pengonte synimin për të luftuar në mënyrë paqësore dhe demokratike për të drejtat dhe mbijetesën e popullit serb. Pas kërcënimit të drejtpërdrejtë Albin Kurtit dhe Xhelal Sveçlës i themi se do t’i mbajmë absolutisht përgjegjës në rast se rrezikohet siguria, integriteti fizik dhe psikik i Rakiqit apo cilitdo qytetar”, thuhet nga Lista Serbe.

E ndaj akuzave të Sveçlës ka reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

“Pas thirrjes së Kurtit për vrasjen e serbëve, Xhelal Sveçla ka vazhduar me kërcënimet brutale sonte, i cili ka tërhequr shënjestër në kokën e Goran Rakiqit. Këto kërcënimet janë më të rëndat, sepse Sveçla drejton drejtpërdrejt forcat speciale të Kurtit me armë të gjatë”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...