Policia e Kosovës ka arrestuar ish-zyrtarin në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, Hysni Gashi, pasi i njëjti dyshohet për ngacmim.
Siç bëhet e ditur Gashi është dërguar në mbajtje.
“NGACMIM. Qendra e Studentëve, Prishtinë 27.11-20.12.2022 – Pas hetimeve intensive policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. ”
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.