Live

Protesta e paralajmëruar e serbëve në veri, Policia u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve

11:29 / 22 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ditëve të fundit ka pasur zhvillime të shumta në veri të vendit. Duke përfshirë këtu barrikadat, raportimet për rrëmbime të qytetarëve serbë, sulme, djegie të veturave, shpërthime.

Gjatë ditës së sotme është paralajmëruar se do të mbahet një protestë në veri dhe për këtë çështje Policia e Kosovës është shprehur se kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje që qytetarët të protestojnë të qetë, në protestën e paralajmëruar për sot në veri të Kosovës.

“Sot, në veri të Mitrovicës është paralajmëruar të mbahet një protestë/tubim, andaj lidhur me këtë Policia e Kosovës duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas detyrës zyrtare kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe detyrave të përcaktuar sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me këtë situatë policia fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjes së kësaj proteste, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato.

Policia e Kosovës, është shprehur se ofrimi sigurisë ndaj qytetarëve si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në veri të vendit, , do të vazhdojnë të mbesin ndër objektivat dhe detyrat primare të Policisë së Kosovës.

I ashtuquajturi shtabi i krizës në veri të vendit, i formuar nga serbët lokalë, ka ftuar qytetarët në “protestën më të madhe ndonjëherë” që pritet të mbahet sot nga ora 12:00 në Rudar të komunës së Zveçanit.

Përfaqësues të këtij shtabi kanë bërë të ditur se organizimi i kësaj proteste ka të bëjë me deklaratat e fundit rreth heqjes së barrikadave nga ana e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, të cilat i konsiderojnë si kërcënim, si dhe të ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Në këtë protestë pjesëmarrjen e kanë të detyrueshme të gjithë të punësuarit në institucionet të cilat funksionojnë sipas sistemit të Serbisë, nga mbarë Kosova, ndërsa janë ftuar edhe qytetarë nga qytetet e afërta të Serbisë, siç janë Rashka, Novi Pazari, etj./Lajmi.net/

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...