Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.
Zyrtari i lartë i LDK-së kritikoi kreun e LVV-së Albin Kurti, duke nënvizuar se ai ndërsa ishte në opozitë dje thoshte se nuk bisedon me Serbinë për organizim të brendshëm të Kosovës ndërsa sot po e bën të kundërtën.
“Si nata me ditë, Kurti i djeshëm dallon sa i takon dialogut. Unë nuk kam pritur që Kurti të bëjë ndryshime. Ndryshimin e madh që e sollën qytetarët ka me sjellë dëshpërimin e madh në këtë vend. Shenjat e para të dëshpërimit janë që mosha e mesme ka filluar ta’ braktisë Kosovën. Kanë filluar të ikin të rinjt e profesioneve të IT-së, shëndetësisë, sektorit bankar, kjo është humbje e shpresës sepse kanë filluar ta humbin besimin në shtet, theksoi Haziri.
“Të gjithë bartësit në institucione nga LVV janë duke jetuar me delirin e 14 shkurtit. Viti i kaluar ka qenë vit i humbur në investime, po ashtu edhe ky vit. Janë 700 milionë euro të bllkume, janë ndalur investimet në autostradën e Gjilanit”, kritikoi Haziri kështu Kurtin duke shprehur dyshimet se ai nuk i beson në asnjë mënyrë atij për marrëveshjen finale me Serbinë./Kosovalive.net