Live

Kushtetuesja para 7 viteve vendosi për Asociacionin

09:07 / 23 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Gjykata Kushtetuese më 23 dhjetor të vitit 2015 ka marrë vendim në lidhje me Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe.

Kërkesa ishte për përputhshmërinë e parimeve të kësaj marrëveshje, e cila u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga presidentja e vendit, Atifete Jahjaga.

Në vendimin e Kushtetueses thuhej që parimet e përgjithshme, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetueses, duke e bazuar këtë në nenin 3 të saj dhe me të drejtat e komuniteteve në Kushtetutën e Kosovës.

“(Gjykata Kushtetuese) konstaton që akti juridik i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Statuti që implementon Parimet, për të qenë në pajtueshmëri me frymën e Kushtetutës, me nenin 3 [paragrafi 1, me Kapitullin II dhe III, duhet të plotësojnë standardet kushtetuese dhe duhet të jenë në pajtueshmëri posaçërisht me nenet 3, 7, 12, me Kapitullin II [Të Drejtat dhe Liritë Themelore], me nenet 21 dhe 44, me Kapitullin III [Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre” , thuhet në vendimin e GJK-së.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...