Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar pamjet e ushtarëve të FSK-së, nga trajnimi “Simboli i Ujkut”.
Ai ka shkruar se ai u realizua me sukses të plotë dhe se sfidat ishin mbijetesa në betejë, patrullim, vëzhgim, qitje dhe operim në kushte dite dhe nate.
Mehaj ka thënë se nuk ka sfidë që i ndalë ujqërit tanë.
Postimi i tij i plotë:
Nuk ka sfidë që ndal ujqërit tanë!Mbijetesa në betejë, patrullim, vëzhgim, qitje dhe operim në kushte dite dhe nate ishin sfidat e trajnimit “Simboli i Ujkut” të realizuara me sukses të plotë të ujqërve tanë.
Shumë urime simbolin e ujkut dhe e mbajshi me nder dhe krenari në shërbim dhe çdo operacion!
Vazhdojmë tutje të pandalshëm, të pathyeshëm dhe gjithmonë fitimtar!