Live

Njohja e dokumenteve kosovare nga Serbia po e lehtëson kalimin e mërgimtarëve

22:41 / 25 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Mërgimtarët gjithandej Evropës ia kanë mësyrë Kosovës për t’i kaluar festat e fundvitit. E në pikën kufitare në Merdare, të dielën nuk është se pati kolona, por vetëm shtim të numrit të automjeteve që hynin.

Zyrtarët policorë në dy korsi po mundohen që mërgimtarëve që vijnë në Kosovë për festat e fundvitit, t’ua bëjnë sa më të shkurtë pritjen, raporton Klan Kosova.

Disa prej mërgimtarëve thanë se kanë pritur nga 30 minuta deri në dy orë në kufijtë ku kaluan. Kjo për ta është shumë më pak se herëve të kaluara.

Njohja e dokumenteve të Kosovës nga ana e Serbisë po shihet si lehtësim për kalim sa më të shpejtë kufitar.

Ndërsa, gjatë qëndrimit të ekipit të Klan Kosovës në Merdare, dy qytetarë që tentuan të hynin në Kosovë u arrestuan nga Policia.

Televizioni e pati të pamundur gjatë të dielës të marrë ndonjë informacion për shkaqet e prangosjes së tyre nga ana e forcave të rendit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...