Burimet e Kosovalive.net marrin vesh që sonte 800 metra larg Zubin Potokut ka patur shkëmbime me armë zjarri. Të lënduar apo të plagosur nuk ka.
Policia e Kosovës ka qenë e paqashme për për të dhēnë detaje.
Një version i pakonfirmuar thotë se serbët që po qëndrojnë në barrikada atje, gjuajtën me armë në zjarr nën zemëmrimin pse shteti i Kosovës i ndaloi hyrjen patriarkut serb.
Shkëmbimi zjarrit ndodhi në barrikadën e 11-të, pohon burimi ynë.
E këtë e quan ”lajm të trishtë në ditën e Krishtlindjes, ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq.
”Autoritetet e Kosovës e ndaluan Shenjtërinë e Tij Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe të vizitojë selinë e kishës serbe në Pejë“.
”Edhe pse tronditëse, kjo nuk është veçse maja e ajsbergut të abuzimit ndaj komunitetit serb“, ka shkruar ai në Twitter./Kosovalive.net/