Live

17 të vdekur dhe mbi 90 të plagosur nga reshjet e dendura të botës në Japoni

09:18 / 26 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Reshjet e dendura të borës në disa vende të Japonisë kanë shkaktuar 17 viktima dhe kanë plagosur më shumë se 90 persona, duke lënë qindra shtëpi pa energji elektrike.

Bora e madhe rrëzoi, ndër të tjera, një kullë transmetimi të energjisë elektrike në ishullin më verior të Japonisë, duke lënë rreth 20,000 shtëpi pa energji në mëngjesin e Krishtlindjeve, megjithëse energjia u rivendos në shumicën e zonave më vonë, sipas ministrisë së ekonomisë dhe industrisë.

Dhjetra linja trenash dhe fluturime u pezulluan gjithashtu në Japoninë veriore deri të dielën, por shumica kanë rifilluar që atëherë, sipas ministrisë së transportit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...