Live

MPJ i vë kusht Kishës Ortodokse Serbe për ta lejuar vizitën e Patriarkut Porfirje

12:39 / 26 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka kërkuar nga Kisha Ortodokse Serbe që të distancohet nga veprimet e pjesëtarëve të KOS-it, të cilët, duke hyrë ilegalisht në Kosovë, po i përkrahin grupet kriminale në veri të Kosovës.

Sipas MPJD, kërkesa e Patriarkut Porfirje për ta vizituar Kosovën nuk është refuzuar, vetëm se është vendosur kushti i lartcekur.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i kabinetit në MPJD, Sharr Jakupi, në llogarinë e tij në Facebook.

“Një qëndrim i tillë i institucioneve të Kosovës është determinuar nga fakti që prifti ortodoks Predrag Popoviq, nga Kisha e Shën Bartolomeut dhe Barnabas në Rakovicë, afër Beogradit, ditë më parë kishte pranuar publikisht se ditën e martë të javës së kaluar kishte kaluar ilegalisht kufirin e Republikës e Kosovës dhe duke përdorur rrugët anësore –sipas tij për t’iu shmangur patrullave të KFOR-it, i kishte vizituar dhe përkrahur protestuesit në barrikadat në Leposaviq”.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë të MPJD-së:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës njofton se ditën e premte (23 dhjetor), përmes kanaleve zyrtare, ka pranuar kërkesën për lejimin e vizitës treditore (26-28 dhjetor 2022) të Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirje në Republikën e Kosovës.

Pas shqyrtimit të kërkesës, MPJD është përgjigjur se vizita e Porfirjes, do të mund të aprovohet vetëm pasi Kisha Ortodokse Serbe të ketë dënuar, respektivisht të jetë distancuar nga veprimet e pjesëtarëve të KOS-it, të cilët, duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, janë duke i dhënë përkrahje të hapur grupeve kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për barrikadat e vendosura atje.

Pra, kërkesa për vizitë e Patriarkut Porfirije nuk është refuzuar, siç po propagandohet nga Kisha Ortodokse Serbe dhe mediat serbe, por është ndërlidhur distancimin nga aktet e dhunës dhe veprimet e lartpërmendura.

Një qëndrim i tillë i institucioneve të Kosovës është determinuar nga fakti që prifti ortodoks Predrag Popoviq, nga Kisha e Shën Bartolomeut dhe Barnabas në Rakovicë, afër Beogradit, ditë më parë kishte pranuar publikisht se ditën e martë të javës së kaluar kishte kaluar ilegalisht kufirin e Republikës e Kosovës dhe duke përdorur rrugët anësore –sipas tij për t’iu shmangur patrullave të KFOR-it, i kishte vizituar dhe përkrahur protestuesit në barrikadat në Leposaviq.

Me qëllim të sqarimit të qëndrimit të vërtetë të Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth kësaj çështjeje, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, ka kontaktuar fillimisht përfaqësuesit e misioneve diplomatike të vendeve të Kuint-it, ku ka bërë të qartë se deklarata e KOS-it është e pavërtetë, pasi kërkesa si e tillë nuk është refuzuar, por është ndërlidhur me distancimin nga aktet e dhunës dhe deklarimin se nuk qëndron prapa veprimeve të përfaqësuesve të saj, si në rastin e priftit ortodoks Popoviq.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...