Live

Obiliq: Babai e rrah djalin e tij pasi u dënua në trafik

11:42 / 27 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Një burrë nga Obiliqi dyshohet se ka sulmuar fizikisht fëmijën e tij, pasi i njëjti kishte shkaktuar kundërvajtje në trafik.

Policia bënë të ditur se i dyshuari dhe viktima janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“I dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht fëmijën e tij viktimën mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shkaktuar kundërvajtje në trafik. I dyshuari dhe viktima janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur më 26 dhjetor rreth orës 15:15.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...