Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë bërë kryetemë edhe të mediave ndërkombëtare, pas vendosjes së barrikada në veri të Mitrovicës.
Në anën tjetër, presidenti serb Aleksandar Vuçiq i njohur për dramat e tij, ka bërë të ditur se ka ngritur nivelin më të lartë të gatishmërisë ushtarake, transmeton Telegrafi.
Mjaftuan këto deklarata që BBC, Sky News e AP dhe shumë tjera të raportojnë për tensionet në rritje në veri të Mitrovicës.
BBC raporton se nga Prishtina zyrtare nuk ka pasur komente mbi pretendimet e serbëve se po bëhen kinse gati për sulm në veri të vendit.
E AP ka theksuar se Serbia që është e armatosur me donacionet ruse, prej kohësh po kërcënon me ndërhyrje ushtarake.
France Press raporton se situatës aktuale i kanë paraprirë tensionet, ku pati të shtëna dhe shpërthime pas bllokimit të rrugëve.
Deutsche Welle vlerëson se tensionet në rritje ekzistojnë për më shumë se dy dekada pas luftës brutale në Kosovë.