Opinionisti Jeton Zogjani për kosovalive.net në “Debat me Ridvan Berishën” tha se Hysamedin Feraj dhe Elvis Hoxha kishin moshën ideale për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjë të cilën nuk e kanë bërë. Ai ka folur edhe për kryeministrin Albin Kurti dhe presidentën Vjosa Osmani duke thënë se të dy cka të flasin ta marrim të kundërten.
“Çfarë moshe janë kanë kur ka qenë lufta e fundit në Kosovë, gjë që unë po besoj që ata kanë pasur moshën ideale t’i bashkohen rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjë që se kanë bërë. Nga bregu është lehtë të flasësh edhe me kritiku. Me të vertetë ata njerëz me shqetësojnë sepse as nuk e njohin përberjen, as strukturën e as nuk e njohin materjen, por janë të rreshtuar dhe për t’i hyrë në hatër nuk e di kjo qa ju shërben, por me u lëshu deri në këtë masë për mua është vertetë shumë e çuditshme”, tha ai.
Ai tha se llomotitje po bëjnë këta që janë në pushtet. Duke e kritikuar Kurtin se si mundet të bej thirrje për emrin e një gjyqtari gjë të cilën nuk e ka dëgjuar që nga pas lufta.
“Nëse flasum për llomotitje, llomotitje në katror kanë bërë këta që janë në pushtet, por që sot po i hakmerren. Duke u nis me secilën gjë që e kanë thënë ka dal e kundërta edhe se çka është e sinqertë nga ngjarjet në veri gjithçka që e thotë kryeministri dhe gjithçka që e thotë presidentja i rekomandojë edhe njerëzve edhe shikuesëve veç duhet ta marrin të kundërtën e asaj që thuhet. Sot me be thirrje për linçim ndaj një prokurori ose ndaj një gjyqtari, turma ose masa mundet të fshijë sepse ai ka kërkuar emër e mbiemër e atu mundet më shfrytzu edhe dikush që ka një hatërmbetje me prokurorin ose gjyqtarin dhe kjo për mua është e pa dëgjuar që nga paslufta në Kosovë. /Kosovalive.net/