Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, aktivisti i LDK-së, Gani Geci.
Geci ka diskutuar çështje të ndryshme për histori, dhunë, përplasje me Thaçin dhe oferta e Kurtit për ‘korruptimin’ e Gecit! Tutje ai tha se kryeministri Kurti i ka kërkuar që të bëhet me të në këmbim të disa posteve që mund t’ia jepte, por që ky nuk ka pranuar.
“Albin Kurti e ka dërguar një njëri në shtëpi dhe ka kërkua nga unë të kalojë në Vetëvendosje nëse kalon i kemi dy zv.ministra dhe dy ambasadorë, unë dhe ai. Unë I thirra vëllezërit me bisedu me të dhe unë dëshiroja të shkoj të ai. Na dul një mes këndi dhe gabova unë në hapa dhe nuk munda me shku. Sido që të jetë unë isha ai që i thash atij, unë nuk e shes votën, as për pare as për poste. Nëse isha kanë unë hajn moti e kisha pas gjysmën e Prishtinës temën”, tha ai.
Ai ka bërë të ditur se vajzën e ka fut në politikë pa dëshirën e saj vetëm për mos ti humbur votat e tij. Dhe se për veprimet e tij pas luftës nuk është pishman./Kosovalive.net/