Përveç muajit të parë [janar] dhe të fundit[dhjetor] të vitit 2022 që nuk pati udhëtime jashtë vendit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk la muaj pa “flutururar”. Filloi nga një shteti shumë mik i Kosovës, Gjermania dhe përfundoi në një shtet që nuk e njeh vendin tonë, Spanja. Më poshtë i gjeni të gjitha udhëtimet e të parit të shtetit jashtë vendit.
Kryeministri i Kosovës më 20 shkurt mori pjesë në Konferencën vjetore të Sigurisë në Mynih. Atje, Kurti u mundua të takoj pothuajse secilin lider të pranishëm. Megjithatë, përtej premtimeve, këto llafe nuk prodhuan diçka të re për Kosovën.
Më 27 shkurt, ai udhëtoi për në Londër, në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor. Atje qëndroi dy ditë, por asgjë efikas as nga ky samit.
Muajin mars Kurti shkoi në Norvegji, por të jemi të qartë, jo te miqtë, por për punë. Pasi kohë më parë Kurti refuzoi gazsjellësin amerikan, ai shkoi atje për të kërkuar ndihmë për energji.
Përveç kësaj, atje kryeministri u përball me homologun e tij norvegjez, i cili i shprehu Kurtit zhgënjimin e tij për mosmbajtjen e zgjedhjeve të 3 prillit, dhe mbajti një ligjëratë në një Institut atje.
Muaji prill, Albin Kurtin e gjetëm edhe në Greqi e Amerikë. Nga 7 prilli deri më 10 prill, ai qëndroi për Forumin Ekonomik në Delfi të Greqisë. Atje ai takoi homologët nga Greqia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina, teksa dialogu me Serbinë nuk mungoi pasi u takua aty me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Kujtojmë se Kurti u kritikua shumë që nuk po ka vizitë në SHBA, por ai “na vërtetoi të kundërtën”. Ai mori pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-Sekretares së shtetit, Madeleine Albright. Së bashku me presidenten Osmani, takuan Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, ku edhe publikuan një foto me të teksa po bisedonin duke qëndruar në këmbë.
“Erdhi dita”, kështu do ta rikthenin militantët e VV-së sloganin e tyre të famshëm në muajin maj të këtij viti. Kjo pasiqë, vizitës së tij më të përfolur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i erdhi koha. Para se të shkonte atje, Kurti paraprakisht, më 4 maj, u ftua në Berlin nga kancelari gjerman Olaf Scholz, ku i njëjti kishte ftuar edhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Kujtojmë se atje Kurti hëngri edhe darkën e famshme me Vuçiqin dhe Lajçakun.
Pas kësaj, Kurti më 6 maj niset për në SHBA. Atje, qëndroi hiç më pak se 18 ditë. Kjo u vlerësua si “shëtitje e kotë” e kryeministrit Kurti, pasi që nuk arriti të ketë një takim me dy institucionet më të larta amerikane, Shtëpine e Bardhë dhe Departamenin e Shtetit.
Pas 18 ditëve qëndrim Kurti vendosi ta lë Amerikën. Por rrugës për t’u kthyer, ai u ndal në Zvicër. Nga data 22 maj deri me 26 maj qëndroi tek “World Economic Forum”.
Në krahasim me muajin paraprak, qershori ishte shumë më i qetë sa i përket udhëtimeve jashtë vendit të kryeministrit Kurti. Në fillim të muajit megjithatë bëri një vizitë të shkurtër dy ditore në Britani të Madhe. Ai u takua me Lis Truss që atë kohë ishte sekretare britanike për Punë të Jashtme, teksa jashtë takimeve zyrtare, Kurti mbajti një ligjëratë të hapur në Oxford Union dhe në Universitetin e Cambridge. Gjatë qershorit Kurti shkoi edhe në Sllovaki. Qëndroi dy ditë ndërsa takimi më i rëndësishëm ishe ai me ministren e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen.
Korriku, muaji që shqiptarët në përgjithësi e shfrytëzojnë për pushime në deti. Për këtë u përkujdes edhe Kurti, por ky nuk njoftoi për diçka të tillë, megjithatë rrezitja e “tradhëtoi” kur u kthye në Kosovë.
Më 5 korrik Kurti u nis në Athinë me ftesë të organizatorëve të dy konferencave të rëndësishme, atë të “The Economist” dhe Simpoziumit Symi, në të cilat kryeministri Kurti ka qenë pjesë e paneleve të diskutimit. Më 27 korrik udhëtoi drejt Amerikës me arsytimin se do të nënshkruhej një marrëveshje e madhe me MCC-në. Ajo u nënshkrua nga minsitrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli teksa Kurti me Presidenten Osmani u takuan me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Në muajin gusht, Kurti qëndroi shtatë ditë në Bruksel dhe dy ditë sekret në Norvegji, kësaj radhe me gjasë tek miqtë e tij në Oslo. Për këtë nuk njoftoi popullin.
Me 17 gusht kryeministri do të udhëtonte drejt Brukselit për t’u takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, por ai nuk u kthye në Kosovë deri me 24 gusht. Edhe pse zyrtarë të lartë amerikan ishin duke qëndruar në Kosovë, Kurti nuk u kthye nga Brukseli por nga Norvegjia. Atje kishte shkuar privatisht. Kurti në një video të publikuar nga ‘Nacionale’ u pa në aeroportin e Oslos.
Më 26 shtator, udhëtoi për në Japoni ku qëndroi për tre ditë. Ai shkoi për të marrë pjesë në funeralin shtetëror për ish-kryeministrin japonez, Shinzo Abe. Atje, Kurti takoi homologun e tij, Fumio Kishida të cilin e ka ftuar ta vizitojë Kosovën. Ndërsa para kësaj, Kurti shkoi në mënyrë të papritur në Shqipëri, për ta “vëllain e madh” në Tiranë, Edi Ramën.
Kurti në tetor udhëtoi drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë, PES Congress 2022. Atje qëndroi për tre ditë.
Në ditën e fundit të këtij muaji, Kurti shkoi papritmas në Britani për të qëndruar për një ditë të vetme.
Dita e dytë e muajit nëntor, Kurtin e gjejmë në Gjermanis. Atje mori pjesë në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Me 10 nëntor pastaj udhëtoi në Paris, ku mori pjesë në Forumin e Paqes dhe takoi presidentin francez Emanuel Macron. Tri ditë më vonë udhëtoi drejt Austrisë, për Forumin Ekonomik të Vjenës. Teksa menjëherë me 15 nëntor Kurti shkoi Stuttgart të Gjermanisë për një qëndrim dy ditor. Kur u kthye, pushoi vetëm një ditë, dhe menjëherë me 18 nëntor u nis për në Estoni.
Më 25 nëntor kryeministri i Kosovës pati udhëtimin e fundit për këtë vit, ku udhëtoi për në Spanjë për të marrë pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste. Por, me çfarë dokumentacioni ai udhëtoi atje, nuk dihet, duke qenë se ky shtet ende nuk e njeh Kosovën.
Këto ishin të gjitha udhëtime jashtë vendit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, vizita këto të cilat nuk është që prodhuan diçka të madhe e ia pa hajrin vendi – duke marrë parasysh që këtë vit shteti u përball me probleme të shumta duke filluar me energjinë, grevat në arsim, tensionet në veri./Periskopi/