Live

Erdhi janari, a mund të rikthehet greva në arsim?

08:25 / 02 Janar 2023

Nga Kosova Live

Vitin që shkoi, për shkak të grevës në arsim, mësimi kishte filluar një muaj me vonesë. Inflacioni në vend i cili rezultoi me ngritje të theksuara të çmimeve, detyroi mësidhënësit të kërkojnë nga Qeveria rritje pagash për 100 euro deri në futjen në fuqi të Ligjit të Pagave.

Mirëpo, pushteti nuk i përfilli këto kërkesa duke vendosur për një pagesë në mënyrë retrokative nga 50 euro deri në janar të këtij viti.

Në mungesë të dakordancës, e cila theksohej me “injorim” qeveritar kundrejt SBASHK-ut, këta të fundit kishin grevuar nga 25 gushti i vitit 2022, deri në 1 tetor, ndërkaq mësimi kishte filluar me 3 tetor.

Megjithatë, ndërprerjen e grevës, SBASHK-u e kishte quajtur “pezullim”, duke thënë se nëse nuk gjejnë rrugë mirëkuptimi me qeverinë greva rifillon në janar.

Deri te pezullimi i grevës, nga Sindikata u tha se erdhi pas një votimi të antarësisë sindikaliste, e që në bazë të rezultateve të prezentuara, 54.88 për qind e anëtarësisë kishte votuar për pezullimin e grevës deri në janar.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, kishte thënë në një konferencë shtypi më 1 tetor se greva nuk është mbyllur.

Ai kishte porositur Qeverinë që ta shfrytëzojë këtë kohë për dialog me sindikalistët dhe mos ta marrë “si fitore, sepse nuk ka fituar askush”.
Nga Qeveria kërkojmë që të takohemi në dialog të sinqertë për të realizuar kërkesat legjitime të anëtarësisë. Uroj që Qeveria dhe Parlamenti ta mbajë fjalën për Ligjin e pagave, për ndryshimin e Ligjit të skemave pensionale, e sidomos për kriterin diskriminues për 15 vjet kontributdhënës para vitit 1990. Uroj që të punohet bashkërisht Ligji për sigurime shëndetësore, uroj që tri palët në këshillin ekonomik-social ta nënshkruajnë Marrëveshjen Kolektive, diçka që është bazament për të drejtat e sindikalistëve në Kosovë”, thoshte Jasharaj.

Megjithatë, në dhjetor të vitit të shkuar, Sindikata e Arsimit kishtë kërkuar të mirren parasysh kërkesat e tyre në mbledhjen e Kuvendit në seancën plenare ku u shqyrtua në lexim të dytë Projektligji për Pagat në sektorin publik.

Rrashman Jasharaj kishte kërkuar nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci që t’i tejkaloj hatër mbetjet dhe të bashkëpunoj me SBASHK-un.

“Kabineti i ministres Nagavci ka arsyetuar se ka pasur angazhime, që nga greva e këndej nuk kemi pasur asnjë takim me z.Nagavci dhe kemi pritur që të kemi nja takim për të debatuar për të gjitha çështjet. Nëse ajo ka ndonjë nervoz ose hatër mbetje ajo duhet të tregojë dhe të thirrë angazhime për dialog dhe nuk besoj që ka ndonjë inat por i ka mbetur hatri për grevën”, thoshte Jasharaj – si në prej zërave më të fuqishëm sindikal, duke shtuar që nesë nuk përfillen kërkesat e tyre sërish mund të pyetet antarësia e Sindikatës për në rikthesë në grevë.

Ligji i Pagave në sektorin publik mund ta “zmbraps” SBASHK-un.
Në 22 dhjetorin e vitit që shkoj, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar në lexim të dytë Ligjin për Pagat në sektorin publik.

Nga SBASHK-u e kishin quajtur të favorshëm këë Ligj, duke thënë se nëse gjen zbatim, janari mund të jetë i qetë dhe se greva e pezulluar në tetor, nuk do të vazhdojë. Mirëpo, ky Ligj është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Më 30 dhjetor të vitit të kaluat, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e kishte dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Sipas PDK-së, ky Ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...