Live

Sinan Vllasaliu flet sërish për Don Xhonin e Mozzikun, thotë se tekstet e tyre janë banale

20:16 / 02 Janar 2023

Nga Kosova Live

Vitin e kaluar, Sinan Vllasaliu, kishte bërë disa deklarata të forta për Mozzikun e Don Xhonin.

Ai ishte shprehur se duhet të këndosh ashtu si flet, shkruan lajmi.net.

“Japonezët me ia rregulluar tingullin, teknikisht nuk më pëlqen, duhet të këndosh ashtu si flet, ta shkrish fjalën”, ishte komenti i Sinanit kur dëgjoi bashkëpunimin e Don Xhonit me Loredanën “Gjuj për to”.

Lidhur me këtë deklaratë, ai ka marrë reagime të shumta nga dy reperët.

Kjo temë është rikthyer sërish në vëmendje në një intervistë të fundit të tij dhënë për Ora News, ku mes të tjerash ka potencuar se nuk ka asgjë personale me rep-artistët.

“As nuk e njoh këtë çunin as nuk e di. Mua më janë lëshuar tekstet e tyre dhe ato tekste banale nuk i kam shkruar unë. Kurgjo personale nuk kam. Tekstet janë banale” , tha Sinani i pyetur mbi këtë temë./Lajmi.net/

Shpërndaje në

U Kopjua