Live

Minatorët e Trepçës protestuan për disa orë, kërkuan rritje të pagave

16:36 / 04 Janar 2023

Nga Kosova Live

Rreth 200 minatorë të Trepçës sot kanë hyrë në grevë, të cilët kërkuan pagesa për shujta, si dhe rritje të pagave.

Megjithatë, pas disa orëve, greva e minatorëve është pezulluar, dhe në ndërrimin e dytë puna në Trepçë është vazhduar normalisht.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka deklaruar për KosovaPress se greva ka zgjatur deri në orën 13:00 dhe është pezulluar.

“Ka qenë një pakënaqësi e minatorëve për shujtat dhe ngritjen e pagave, pasi që ishte premtuar një rritje e pagave në mënyrë lineare. Kështu që për shkak të mosrealizimit të këtyre kërkesave, sot është protestuar. Greva është mbajtur sot në ndërrimin parë deri në orën 13:00, por është pezulluar. Janë disa kërkesa që duhet të adresohen nga bordi dhe menaxhmenti, ku është dhënë një afat kohor për realizimin e këtyre kërkesave. Nuk kemi arritur marrëveshje me bordin dhe menaxhmentin, por ne si sindikatë kemi marrë përgjegjësi që do t’i adresojmë këto kërkesa. Nëse nuk përmbushen kërkesat, ne do t’i përkrahim minatorët dhe kërkesat e tyre, sepse janë të arsyeshme dhe kamotshme”, tha ai për KosovaPress.

Nga menaxhmenti nuk janë përgjigjur rreth plotësimit të kërkesave të minatorëve.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...