Live

Policia gjen familjen e vrarë prej tetë anëtarësh në Utah

10:26 / 05 Janar 2023

Nga Kosova Live

Tetë anëtarë të një familje, nga ta pesë fëmijë, janë gjetur të vrarë në shtëpinë e tyre në Utah, thonë autoritetet lokale, të cilët nuk kanë dhënë më shumë detaje në lidhje me motivin e mundshëm të vrasjeve.

Viktimat u gjetën nga policia gjatë kontrollit rutinor në lagje, thuhet në raportin e zyrtarëve në qytezën Enoch, në periferi të jugut të Utah, e banuar nga 8 mijë banorë, 394 kilomentra në jug të qytetit Salt Lake City.

Por, policia thotë se nuk kanë vërejtur ndonjë kërcënim për publikun.

Administratori i qytezës Enoch, Rob Dotson tha se komuniteti është mërzitur nga lajmi për gjetjen e tetë trupave të vdekur të një familjeje, që njihej në jug të Utah.

“Shumë nga ne kemi shkuar bashkë në kishë dhe shkollë me ta. Komuniteti në këtë kohë po vuan. Ata po ndiejnë humbjen e tyre, po ndiejnë dhembje dhe kanë shumë pyetje”, tha Dotson, duke përmendur se zyrtarët planifikojnë të publikojnë më shumë informata kur të marrin rezultate nga hetimi  i vrasjes, shkruan Bloomberg, përcjell Klankosova.tv.

“Ne nuk do të dimë endimet e individëve, të cilët kanë përjetuar këtë tragjedi, por ne të gjithë mund të lutemi që familjet dhe fqinjtë e tyre do ta kuptojmë se çfarë ndodhi në këtë vend, ndoshta brenda një ose dy ditësh, ose më gjatë”, tha Dotson.

Kontrollet e sigurisë bazohen në thirrjet në polici, si një nga ato që i dërgoi në rezidencën ku edhe i gjetën trupat, janë rutinore kur individë të caktuar nuk janë parë për një periudhë të gjatë kohore, shtoi Dotson.

Po ashtu, edhe Guvernatori i Utah, Spencer Cox shprehu ngushëllime në mbrëmjen e së mërkurës në Twitter.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...