Një vilë luksoze në Bogë të Pejës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së enjtes.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij nuk ka të lënduar, veç dëme materiale.
“Policia e Kosovës është njoftuar për rastin se është djegur një apartament ngjitur me një hotel. Vetëm dëme materiale ka nuk ka dëme në njerëz, zjarrfikësit janë duke tentuar ende të shuajnë zjarrin. Gjithashtu edhe policia është në vend ngjarje”, ka thënë ai.
Gashi thotë se akoma nuk është bërë raporti final mbi shkaqet dhe dëmet e shkaktuara nga zjarri.