Në emisionin Frontal Live, në debatin mes kandidatëve për deputetë, Mërgim Lushtaku nga PDK e Skenderajt ka folur mbi veprimet e kësaj partie në lidhje me temat e mëdha.
Duke folur për taksën, ai ka thënë se do të ketë koordimin me SHBA-në.
‘’Do të marrim veprime në pajtim me miqtë amerikanë, nuk jemi servila por do të bashkëpunojmë. Si PDK jemi për pezullim të taksës dhe shkuarjen në dialog. E nëse pastaj Serbia vazhdon njëjtë, të vazhdohet me taksë’’, ka deklaruar Lushtaku në Frontal.
E Naim Bazaj nga AAK-PSD, ka thënë se me asnjë kusht nuk do të hiqet taksa nëse në pushtet vjen partia e tij në krye me Ramush Haradinajn.