Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur sot se KFOR-i, kërkesës së Serbisë për të kthyer deri në 1000 forca të sigurisë serbe në Kosovë, i është përgjigjur negativisht.
Vuçiq tha për mediet serbe se të gjithë e dinin dhe askush nuk priste një përgjigje ndryshe.
“Ata u përgjigjën se besojnë se nuk ka nevojë për kthimin e ushtrisë serbe dhe forcave të armatosura të Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, duke iu referuar Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Ata thanë se po e luajnë rolin e tyre në përputhje me Rezolutën”, shpjegoi ai.
Siç tha ai, ata kanë apeluar që kanë të drejtë të ruajnë rendin dhe ligjin në Kosovë.
“Kanë bërë edhe një gabim tjetër të paqëllimtë, i nderuar, ashtu si dikur, për arsye të panjohura për mua, për të poshtëruar serbët, kërkuan nga qeveria e atëhershme vasale në Beograd që të dorëzojë Slobodan Millosheviqin në Vidovdan, kështu që ju e keni dorëzuar përgjigjen në prag të Krishtlindjeve. Nëse do të kishin dhënë një përgjigje pozitive do të kishte kuptim, por kështu nuk ka fare kuptim”, nënvizoi Vuçiq.
Vuçiq tha se jo rastësisht kjo ndodh në prag të Krishtlindjes.
“Ata bënë një gabim dhe atë që thanë po e shikojmë me kujdes, nën përshtypjen e gjithçkaje që po ndodh, me konotacion të qartë politik, në veri, dhe vetëm dy orë më parë ishte shkrepur në drejtim të djemve të kombësisë serbe, gjë që të gjithë u munduan ta fshehin. Kjo nuk ndodhi në veri, por në jug. Nuk është puna juaj të brengoseni për barrikadat në veri, por për sigurinë e serbëve dhe të gjithë të tjerëve në Kosovë”, ka theksuar Vuçiq.
Ai tha se atë pasdite ka pasur një lëndim të fëmijëve në jug dhe ata kanë përmendur vetëm veriun. Kjo, thotë ai, do të thotë se lidershipi i tyre politik kujdeset vetëm për politikën në vendet anëtare, jo për sigurinë reale.
“Në aspektin profesional, nuk mund të them se NATO po e bën punën e saj në mënyrë amatore. Ata e dinë punën e tyre dhe e dyta është se janë vegël politike e fuqive perëndimore”, tha Vuçiq.