Eksperti i sigurisë, Agim Musliu duke komentuar përgjigjen negative që KFOR-i i ka dhënë Serbisë, ka thënë se ushtarë serbë në Kosovë mund të ketë, por në Ushtrinë multietnike moderne të Republikës së Kosovës.
Musliu e ka quajtur presidentin serb, Aleksandar Vuçiq si klysh të Putinit.
“I paska ardhur mërzi këtij KLYSHIT TË PUTINIT që për Krishtlindjet Ortodokse përgjigjja iu ka kthyer negative nga NATO/KFORI. Sa për ngushëllim: ushtarë serbë në Kosovë mund të ketë, por në Ushtrinë multietnike moderne te Republikës së Kosovës. Urime edhe njëherë”, ka shkruar ai.
Përndryshe, Qeveria e Serbisë më 15 dhjetor të vitit 2021 ka miratuar kërkesën, të cilën më pas ia dërgoi misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për lejimin e dislokimit të trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.
Vuçiq pretendon se sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Serbia ka të drejtë të kthejë forcat e saj në Kosovë.