Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka treguar se punët që i ka bërë Qeveria gjatë vitit 2022.
Kurti në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se gjatë vitit të kaluar janë ndërtuar tri salla të edukatës fizike.
“Ndërtuam 4 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, 3 salla të edukatës fizike; 27 shkolla janë furnizuar me inventar, 22 salla të edukatës fizike me pajisje sportive, 55 objekte shkollore me pako për mirëmbajtje, dhe 22 objekte shkollore me pajisje laboratorike;”, ka shkruar Kurti ndër të tjera në postimin e tij.
Postimi i plotë i Kurtit, pa ndërhyrje:
2022: Qeveria për arsim
Me qëllim arsimin cilësor dhe gjithëpërfshirës, që zhvillon potencialin dhe kompetencat, gjatë vitit të kaluar:
Miratuam Strategjinë e re të arsimit 2022-2026;
Rikthyem Agjencinë e Kosovës për Akreditim në ENQA si anëtare e asocuar;
Liruam nga pagesa afër 43 mijë studentë;
Ndamë:
– Rreth 2.000 bursa për studentët e dalluar për studime brenda dhe jashtë vendit;
– Mbi 100 bursa për nxitjen e vajzave dhe djemve për studime në profile deficitare;
– Afro 2.000 bursa për fushat STEM;
– 300.000 euro bursa për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Ndërtuam 4 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, 3 salla të edukatës fizike;
27 shkolla janë furnizuar me inventar, 22 salla të edukatës fizike me pajisje sportive, 55 objekte shkollore me pako për mirëmbajtje, dhe 22 objekte shkollore me pajisje laboratorike;
Ndamë 300.000 euro për qendrat mësimore te fëmijëve rom, ashkali dhe egjiptian; si dhe 350.000 euro për punë me fëmijë me talente dhe fëmijë me nevoja të veçanta.
100 asistentë më shumë për fëmijët me nevoja të veçanta (viti 2023 përmbyllet me 500 asistentë);
Bëmë unifikimin e Abetares Kombëtare në bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë;
Finalizuam dhe botuam tekstin e Gjuhës shqipe, niveli i parë për fëmijët në mërgatë;
Filluam pilotimin e arsimit dual për 4 profile: murator, floktar, kuzhinier dhe asistent i mikpritjes hoteliere, në 5 shkolla profesionale dhe 3 komuna;
Kosova u bë anëtare me të drejta të plota në programin Horizon Europe. 5 projekte të fituara në vlerë rreth 600.000 euro.