Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, analisti Muhamet Mavraj.
Analisti Mavraj ka komentuar edhe rastin e dy të plagosurve serb në Shtërpcë duke vlerësuar se qeveria bëri nje garë se cili po e dëmton më shumë Kosovën.
‘Bënë një garë të çuditshme se cili më shumë po e dëmton Kosovën me deklarata paragjykuese pa ditur asnjëgjë për rastin në fakt, i cili mesa e dijmë edhe nga deklaratat e familjarëve të dy të plagosurve, është rast tërësisht i paparamenduar pa motivacione etnik”.
Mavraj deklaratat e familjeve i cilësoi si “deklarata njerëzore”.
“Ishte deklaratë njerëzore, une e di që ata do ti bëjën presion që ta ndryshojë deklaratën por deklaratat e familjeve në fillim ishin totalisht njerëzore”./Kosovalive.net/
Emisioni i plotë: