Aleati i presidentit rus, Vyaxhlesav Volodin ka thënë se do t’u konfiskohet prona rusëve që kanë shkuar jashtë vendit dhe kanë kritikuar vendin ose ushtrinë e tyre. Ai ka veçuar qytetarët që e panë të mundur “të fyenin Rusinë, banorët, ushtarët dhe oficerët e saj, për të mbështetur hapur zuzarët”.
Komentet e aleatit të presidentit Putin vijnë në mes të zemërimit në rritje mes figurave pro-Putinit ndaj deklaratave të bëra nga kritikët e profilit të lartë të luftës që janë larguar nga Rusia.
Disa ditë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, në shkurtin e kaluar, është miratuar ligji që kriminalizon diskreditimin e forcave të armatosura të Rusisë ose përhapjen e “informacionit të rremë” rreth luftës, të cilën Moska e quan një “operacion ushtarak special”.
Një numër disidentësh janë burgosur në Rusi pasi kanë folur kundër luftës, duke përfshirë figurën e shquar të opozitës. Ilya Yashin, në muajin e kaluar.
Një nga tifozët më të mëdhenj të presidentit Putin, ish-presidenti Dmitry Medvedev, i cili është anëtar i këshillit rus të sigurimit, ka thënë ditëve të fundit se kishte “rregulla të veçanta” në kohë lufte për tradhtarët që “dëshirojnë që atdheu i tyre të zhduket”.
Komentet e Medvedev-it erdhën pasi aktori rus Artur Smolyaninov i ka thënë gazetës në mërgim ‘Novaya Gazeta’ se nëse do t’i duhej të merrte pjesë në luftë, do të ishte në anën e Ukrainës dhe jo të Rusisë.
Deputetët rusë kanë kërkuar që Smolyaninov të ndalohej nga filmat e financuar nga shteti dhe komiteti hetimor i Rusisë ka hapur një çështje penale për komentet e tij.
Deputetët nuk u pajtuan dhe për këngëtarin Valery Meladze, kur u shfaq duke u uruar lavdi ukrainasve në një koncert të Vitit të Ri në Dubai, duke nxitur disa thirrje për heqjen e shtetësisë së tij, i cili më vonë tha se gjithçka që dëshironte ishte që konflikti të ndalonte.
Volodin ka luajtur një rol të rëndësishëm në presidencën e Putinit dhe u konsiderua “truri” pas fushatës së tij zgjedhore në 2011, raporton BBC.